Back

1.2 Rregullat e Drejtshkrimit Gjermanisht

 

👉 “Në këtë mësim do të mësojmë rregullat e drejtshkrimit gjermanisht që çdo fillestar duhet të dijë.

 

📝Pse eshte i rendesishem drejtshkrimi?

Drejtshkrimi i saktë ndihmon që fjalia të jetë e qartë dhe e kuptueshme. Në gjermanisht, gabimet e drejtshkrimit shpesh ndryshojnë kuptimin e fjalës. Prandaj, është e rëndësishme të mësosh disa rregulla që janë të thjeshta por thelbësore.

 

Rregullat e Drejtshkrimit Gjermanisht:

🟠 1. Shkronja e madhe për emrat

Në gjermanisht, TË GJITHË EMRAT fillojnë me shkronjë të madhe, edhe në mes të fjalisë!
Shembuj:
Ich habe einen Hund. (Kam një qen.)
Der Name ist Anna. (Emri është Anna.)

 

🟠 2. Për emrat personal dhe formalitetin

Fjala Sie (ju – formal) shkruhet gjithmonë me shkronjë të madhe, edhe në mes të fjalisë. Kurse sie (ata/ajo) me të vogël.

Shembuj:
– Wie heißt Sie? (Si quheni ju?)
– Woher kommt sie? (Prej nga vjen ajo?)

 

🟠 3. Foljet në vendin e dytë në fjali

Në fjalitë pohore, folja qëndron gjithmonë në vendin e 2-të.

Shembuj:
– Ich bin aus Albanien.
– Du sprichst Deutsch.

 

🟠 4. Pikësimi dhe fjalitë pyetëse

Në pyetje, folja shkon përpara emrit:

Shembuj:
– Kommst du aus Deutschland?
– Heißt du Anna?

 

🟠 5. Përshëndetjet dhe fjalët e para në bisedë

Shkruhen me shkronjë të madhe vetëm kur janë në fillim fjalie.

Shembuj:
– Hallo!
– Guten Morgen!

 

📊 Tabelë rregullash kryesore

| Rregulli                        | Shpjegim                                                 | Shembull                         |
|——————————–|———————————————————-|———————————-|
| Emrat me të madhe              | Emrat fillojnë me shkronjë të madhe                     | Ich habe einen Tisch.            |
| Sie (formal) me të madhe       | “Ju” formal shkruhet gjithmonë me S të madhe  | Wie heißt Sie?                   |
| Folja vendi i 2-të             | Folja gjithmonë në pozicionin e dytë në fjali            | Ich komme aus Italien.           |
| Pyetje: folja para emrit       | Folja vendoset para emrit në pyetje                      | Kommst du aus Wien?              |
| Fjalët e para të bisedës       | Shkronjë e madhe vetëm në fillim fjalie                 | Hallo! Guten Morgen!             |

 

 

📚Përmbledhje & Këshilla

  • Të gjithë emrat gjithmonë fillojnë me shkronjë të madhe, edhe në mes të fjalisë (p.sh. das Buch, die Freundin).

  • Fjala Sie (formale) shkruhet gjithmonë me S të madhe, ndërsa sie (ato/ajo) me së vogël.

  • Në fjali pohore, folja qëndron në vendin e dytë (p.sh. Ich komme aus Berlin).

  • pyetje, folja merr vend para subjektit (p.sh. Kommst du aus Wien?).

  • Përshëndetjet (p.sh. Hallo! Guten Morgen!) shkruhen me shkronjë të madhe vetëm në fillim të fjalive.

 


🏠Detyrë shtëpie

  1. Shkruani 5 fjali ku përdorni emra me shkronjë të madhe në mes të fjalive.

  2. Formoni 5 pyetje duke vendosur foljen para kryefjales.

  3. Përdorni “Sie” dhe “sie” në dy fjali ndryshme për të praktikuar shkrimin.

 

Për më shumë rregulla mbi drejtshkrimin, vizitoni Goethe Institut – Rechtschreibung im Deutschen.

 

🧠

Është koha për Quiz-et!

Testo njohuritë e tua me 3 ushtrimet praktike më poshtë 👇

KUIZZ 1:

KUIZZ 2:

KUIZZ 3:

Mësimet punohen nga mësueset e përkushtuara te Sapientify.

Nëse doni që të shtojmë tema të tjera, ose të provoni një orë mesimi falas nga shtëpia...

NA KONTAKTO →

SHPËRNDAJE

1.2 Rregullat e Drejtshkrimit Gjermanisht

SHPËRNDAJE

ARTIKUJ TË TJERË

 
Pershendetje