LERNEN-LEHREN-HELFEN
Ky libër është metoda që do të perdoret për komunikimin e A2, i krijuar posaçërisht për emigrantët që lëvizin drejt Gjermanisë. Ai përmban:
- Materiale lehtësisht të aplikueshme për orientimin linguistik dhe kulturor në Gjermani.
- 10 kapituj me tema të ndërlidhura për vazhdimin e mësimit te elementëve bazë të gjuhës Gjermane.
- Informacione dhe fraza bazuar në situatat më të zakonshme që mund të hasim në Gjermani.
- Ushtrime të ndryshme për kuptimin e konteksteve perkatëse.
Tematika si:
Pazaret (si te bëjmë blerje)
Në rrugë (drejtimet)
Jetesa dhe origjina
Ushqyerja
Shëndeti
Shoqëria
Media
Edukimi
Puna
Ligjet dhe rregullat në Gjermani.
Libri është i profilizuar drejt komunikimit të përditshëm dhe nevojave që një i huaj mund të këtë gjatë qëndrimit në Gjermani. Gjithësesi ai shoqërohet edhe me një mini-gramatikë të quajtur ‘Deutsch Aber Hallo’, ku studentët do të gjejnë përmbledhjen e gramatikave kryesore për A2. I gjithë materiali është i përbërë nga një shpjegim i shkurtër dhe disa ushtrime përforcuese. Pra, mësojmë të komunikojmë saktë si nga ana leksikore dhe gramatikore.
Një metodë që vijon në të njëjtën linjë me Erste Schritte, Lernen-Lehren-Helfen zgjeron gamën e njohurive që një student i gjuhës gjermane ka nevojë të dijë. Komunikimi vazhdon të mbetet në qendër të kësaj metodë, por kësaj here për studentë të cilët zotërojnë disa nga njohuritë bazë të A1 dhe duan të zgjerojnë njohuritë e tyre më tutje pra në A2. Mesimi i një gjuhe është i paplotë nëse ne nuk dimë se si ta aplikojmë, dhe pikërisht këtu qëndron fokusi i këtij libri, pra, tek njohja e rregullave dhe mënyrave se si duhet të sillemi në situata të ndryshme në Gjermani. Studentët do të mësojnë si të shprehen dhe përdorin fjali të sakta e kuptimplota në gjermanisht. Deutsch Aber Hallo do të shoqërojë sërisht, por kësaj here për A2 duke vënë në pah disa elementë kyçë gramatikore që një student duhet të dijë patjetër në këtë nivel. Ushtrime, lojra, foto dhe video do jenë pjesë e pandashme e këtij niveli intensiv veror.
Course Features
- Lectures 13
- Quizzes 0
- Duration 50 hours
- Skill level All levels
- Language English
- Students 2
- Assessments Yes