Ky libër është një kurs hyrës në gjuhën gjermane, i përshtatur për studentë të cilët nuk janë mesuar të kenë kontakte ndaj të mësuarit të një gjuhë në përditshmeri.
- Vecanërisht I pershtatshëm për emigrantë/azilante dhe prezantim i kurseve të integrimit.
- Përgatitje linguistike për situata nga përditshmëria
- Përfshin fjalor, shprehje dhe gramatike me të cilat kemi kontakt fillimisht në gjuhën gjermane
- Hyrje sistematike dhe e strukturuar në gjuhen gjermane
- Ju familjarizon me ushtrime dhe detyra tipike në gjermanisht
- Materiale ekstra (lojra, aktivitete etj)
Libri përmban një sërë tematikash nga përditshmëria që do t’ju ndihmojë të hidhni hapat drejt bazës së gjuhës gjermane.
Përshëndetjet
Familja
Origjina
Kursi i gjermanishtes
Aktivitetet
Pijet dhe ushqimet
Blerjet
Qyteti
Profesioni
Shëndeti
Bashkangjitur me librin është edhe fleta e punës që të ndihmon duke punuar në mënyrë të pavarur nga shtepia. Fleta e punës ofron një varietet ushtrimesh të përshtatshme për të perforcuar njohuritë e marra paraprakisht nga libri.
Libri ështëi profilizuar drejt komunikimit të përditshëm dhe nevojave që një i huaj mund të ketë gjatë qëndrimit në Gjermani. Gjithësesi ai shoqërohet edhe me një mini-gramatikë të quajtur ‘Deutsch Aber Hallo’, ku studentët do të gjejnë përmbledhjen e gramatikave kryesore per A1. Pra, mësojmë të komunikojmë saktë si nga ana leksikore dhe gramatikore.
Erste Schritte është një nga metodat e shtëpisë botuese HUEBER me informacion 100% të përqëndruar në nevojat që të huajt kanë mbi gjuhën gjermane. Libri është organizuar në mënyrë të detajuar në bazë të tematikave të përgjithshme dhe të lidhura ngushtë me përditshmërinë. Informacioni është i përmbledhur dhe përmban një sërë fjalësh, frazash, shprehjesh apo fjalish që i has gjerësisht në të folurit e përditshëm. Përpos librit ka mjaftueshëm materiale ekstra që ndihmojnë studentët të përforcojnë njohuritë e marra. Kjo metodë e profilizuar më së shumti drejt komunikimit u ofron emigrantëve një varietet tejet të vlefshëm informacionesh mbi përdorimin e gjuhës dhe ofron nje kombinim plotësues gramatikor me Deutsch Aber Hallo. Aplikimi i kesaj metode me studentet tane ka rezultuar efikas dhe i ka bërë studentët tanë më të zhdërvjellët në të shprehurit në gjermanisht. Tematika si shëndeti, profesioni, qyteti, jetesa etj,. i bëjnë studentët që të jenë të parapërgatitur mbi stituatat e ndryshme që mund të hasin.
Course Features
- Lectures 13
- Quizzes 0
- Duration 50 hours
- Skill level All levels
- Language English
- Students 49
- Assessments Yes