Sigurisht qe ka me mijera studime qe mund ta mbeshtesin teorine se te degjosh muzike te ndihmon jo vetem me memorien, por edhe te mesosh nje gjuhe te huaj ne menyre te pavetedijshme.
Per shembull, nese jeni duke kenduar nje nga kenget e Rihanna, Beyonce, etj keni filluar te shqiptoni fjale te gjuhes angleze me theksin amerikan. Ndersa Dua Lipa, Adele apo Ed Sheeran i kane kenget e tyre me theksin britanik.
Por cfare ka muzika qe na terheq aq shume, sa ndonjehere harrojme edhe detyrat qe kemi dhe perhumbemi ne kenget tona te preferuara?!
Eshte pikerisht tingulli, ritmi dhe rima. Muzika i pershtatet gjendjes tone emocionale dhe nese do kishit nje kenge ne gjuhe te huaj per secilen gjendje akoma me mire, rrisni shancet qe ta mesoni ate gjuhe akoma me shpejt.
Keshillat qe une u jap gjithmone studenteve te mi jane:
- Perpiquni te shmangni kenget ne Shqip dhe beni nje liste te kengeve ne ate gjuhe te huaj qe po mesoni. Ne fillim ndryshimi do ju duket pak i veshtire por do ia merrni doren
- Zgjidhni nje deri ne tre kenge te preferuara here pas here dhe mundohuni qe t’i mesoni te pakten refrenin permendesh. Kjo do ju shperblej dhe do e shijoni me shume kengen (pa e kuptuar qe po ju ndihmon edhe me gjuhen)
- Kenget qe do listoni gjithmone zgjidhni me tekstin e kenges ne video, jo me video-klipin. Nje rruge e dy pune si i themi ne… edhe shijoni muziken edhe lexoni nderkohe qe i shqiptoni fjalet.
- Shijojeni!!! Kjo eshte keshilla e fundit! Nese ne nje jave keni arritur te mesoni nje kenge te re atehere ia keni dale!
Si perfundim, mund t’ju them se njesoj si me cdo gje tjeter edhe te mesuarit e nje gjuhe eshte nje proces qe zgjat gjithe jeten. Por eshte ok te gabosh, te besh nje pauz dhe te rifillosh serisht. Sepse nese keni deshiren, cdo gje mund te arrihet ne kohen e duhur!
SAPIENTIFY është platforma e parë shqiptare 100% online që ju ofron:
- Praktikimin e gjuhëve të huaja, me tema të jetës së përditshme
- Mundësinë e zgjedhjes midis metodave të ndryshme të mësimdhënies
- Kurse individuale ose në grup me çmime të përballueshme
- Lehtësia e vendosjes së orareve, sipas orareve tuaja të lira (09:00- 22:00)
Rehatia e të mësuarit kurdo dhe kudo që ndodheni- Na kontaktoni