Gjermanisht Online A1.1/A2.1
Informacione
Schritte është një ndër metodat e gjuhës gjermane që është profilizuar me se shumti ne komunikim. Kjo metodë sillet në mënyrë të thjeshtëzuar për të gjithë ata që emigrojnë, ose punojnë me të huaj dhe duan të përftojnë njohuri të Gjermanishtes.Ky program është organizuar në mënyrë që përpos komunikimit (të folurit) të ketë një përgjithësim të pikave si të degjuarit, shkruarit dhe lexuarit. Moduli përfshin fjalë, situata dhe fraza të cilat ju njohin më nga afër me disa nga temat bazë të përditshmërisë në kulturën gjermane.Çdo aktivitet përmban elemente që lidhen më të folurit dhe ju aftëson shumë në të reaguarit saktë ndaj situatave konkrete.
Elementet e programit:
– Foto (me ilustrim të fjalëve shqip-gjermanisht)
– Gramatikë (i shpjeguar ne shqip)
– Libri i studentit dhe i punës
– Lojra dhe ushtrime përforcuese
– Flashcards me fjalë/fjali
– Fjalë të reja (si shkruhen, si shqiptohen, si përkthehen)
Përfitimet:
– Zhvillon vetëbesimin në të folur/mundësi komunikimi në grup
– Praktika online i jep studentëve mundësi ekstra për të praktikuar pjesën e komunikimit, duke perfshirë të folurit dhe shqiptimin.
– Bashkangjitur ka video që forcojnë lidhjen me realitetin modern dhe motivojnë studentët për të mësuar.
– Testet përsëritëse ju lejojnë që të kontrolloni shpejt gabimet dhe progresin gjatë kohës së zhvillimit të kursit.
Tematikat:
– Prezantimi i vetes & të tjerëve
– Moti
– Sportet
– Familja
– Personaliteti
– Veshja
– Rutina
– Udhëzime
– Të besh pazar
– Teknologjia
– Miqtë e rinj
– Interesat
– Pazaret
– Ushqimi
– Koha e shkuar
– Planet për të ardhmen, etj.