Back

Kinema-Showbiz

Njerëzit e famshëm që flasin më shumë se një gjuhë…

Ju pëlqen të dëgjoni muzikën e tyre dhe t’i shikoni në filma dhe shfaqje televizive, por a e dini se anglishtja nuk është gjuha e vetme e disa prej njerëzve të famshëm tuaj të preferuar? Shikoni listën tonë të të famshëmve shumëgjuhësh!

Shqip

E folur në vetëm disa vende, gjuha e parë në listën tonë flitet nga Rita Ora,Dua Lipa apo Bebe Rexha! Ju mund ta doni muzikën e tyre dhe stilin, por ndoshta nuk e dinit që ato flisnin shqip!Është e vërtetë që janë larguar shumë të vogla për në SHBA apo Angli,por traditën familjare e të folurit SHQIP nuk e kanë harruar.Kjo na bën të jemi vërtetë krenar…

Gjuha afrikane

Një super yll i hollivudit, Charlize Theron është në të vërtetë një Afrikane e Jugut vendase, gjuha amtare e së cilës është Gjuha Afrikane. Dhe nëse ishit kurioz për shqiptimin e saktë të emrit të saj dhe për atë se si tingëllon kur flet gjuhën e saj, shikojeni këtu:

Daneze

Përveç faktit që foli spanjisht në mënyrë të përsosur në filmin Alatriste, ky aktor i famshëm i Lord of the Rings u rrit duke folur anglisht dhe gjuhën daaneze. Viggo Mortensen mund të ketë lindur në New York, por me një baba danez, është e qartë se ai flet gjuhën, si një vendas!Mbi të gjitha ai flet dhe pesë gjuhë të tjera.

Frëngjisht

Ju mund ta njihni atë për rolin e saj si Clarice në filmin legjendar, “Heshtja e Qengjave”, por a e dini se Jodie Foster jo vetëm që flet frëngjisht, por e flet mjaft mirë për të dubluar filmat e saj? Ajo ndoqi një shkollë franceze kjo e justifikon frëngjishten e saj të përsosur.

Një tjetër aktor që flet frëngjisht? Zemërthyesi i Hollivudit, Bradley Cooper. Shikoni aftësitë e tij duke folur frëngjisht në një konferencë shtypi për një nga filmat e tij!

Gjermanisht

Nëse jeni adhuruese e komedisë romantike, patjetër që e njihni dhe e doni këtë aktore. Sandra Bullock lindi nga një nënë gjermane dhe bëri një fjalim pranimi në një shfaqje të çmimeve gjermane ndërsa tregoi aftësitë e saj mbresëlënëse gjuhësore:

Një tjetër aktor që flet gjermanisht? Vetë Leonardo DiCaprio!

Italiane

Do të ishte e vështirë të gjesh një njeri të famshëm tipik Britanik më shumë sesa Colin Firth, por thjesht dëgjo atë duke folur Italisht! Dhe arsyeja pse ai flet është super romantike … ai e mësoi atë për gruan e tij italiane.

Sportdashësit mund të habiten kur mësojnë se një nga basketbollistët më të famshëm në botë, Kobe Bryant, gjithashtu fliste rrjedhshëm Italisht! Ai në të vërtetë jetoi në Itali nga mosha 6 deri në 14 vjeç.

Japoneze

Një gjuhë tejet e vështirë për t’u mësuar, nuk do t’i besoni dy të famshmit shumëgjuhësh që numërojnë japonishten ndër gjuhët që flasin. I pari është vetë Napoleon Dynamite, aktori Jon Heder, dhe i dyti është aktori i nominuar për Oskar, Edward Norton. Heder dikur ishte një misionar mormon në Japoni, ndërsa Norton në të vërtetë punoi për një kompani japoneze në Osaka pasi u diplomua nga Universiteti Yale.

Mandarin

Mendja e shkëlqyer që qëndron pas Facebook-ut gjithashtu flet Gjuhën Kineze-Mandarin! Nëse dikush është gati për një sfidë, është Mark Zuckerberg.Gruaja e tij është amerikane-kineze.

Rusisht

Kjo aktore e njohur mund të ketë filluar si një vajzë krejt amerikane në atë 70’s Shoë, por Mila Kunis ka lindur në të vërtetë në Ukrainë dhe ende flet rusisht pa probleme sot.

Spanjisht

Me flokët e saj bionde dhe aftësinë mbresëlënëse për të folur me një theks britanik (ajo është amerikane), Gwyneth Paltrow në fakt flet mjaft mirë spanjisht. Shikoni videon e Gwyneth duke shpjeguar se si ajo mësoi gjuhën në një fshat të vogël afër Toledos:

Suedisht

Dhe në fund, aktorja e fundit që mori rolin e Lara Croft në reboot e Tomb Raider, ylli i Hollivudit Alicia Vikander lindi në Suedi. Përveç gjuhës amtare, suedishtes, ajo gjithashtu mësoi të flasë danisht për një nga filmat e saj. Në videon më poshtë ajo do t’ju mësojë pak zhargon suedez:

Nëse këta të famshëm shumëgjuhësh kanë zotëruar më shumë se një gjuhë, çdokush mundet!

 

SHPËRNDAJE

SHPËRNDAJE

ARTIKUJ TË TJERË

 
Pershendetje