Back

MESUESJA E MUAJIT

Unë jam Kristiana, mësuese e gjuhës Gjermane tek platforma e parë online e mësimdhënies në Shqipëri “Sapientify”. Kam mbaruar studimet pranë Fakultetit të “Gjuhëve të Huaja”.

Sa e lehtë apo e vështirë është për t’u mësuar gjermanishtja?

Ndoshta ju kanë thënë se gjuha gjermane është shumë e vështirë për t’a mësuar, ose ndoshta e keni menduar vetë teksa keni dëgjuar një person i cili flet gjermanisht. Por jo mendimi se gjermanishtja është një gjuhë e vështirë per tu mësuar është vetëm nje mit. Cilado gjuhë që e mësojmë kërkon kohë dhe angazhim. Gjermanishtja për momentin është gjuha e së ardhmes, pasi ajo po vjen gjithmonë e më tepër afër nesh me mundësitë e saj. Shkaku i këtij fakti mendoj se zotërimi i saj është një plus tepër i madh për secilin nga ata që marrin vendimin për t᾿a mësuar. Mua personalisht gjuha gjermane më ka tërhequr për shkak se ajo është një gjuhë e veçantë dhe e pasur, e cila dallon nga shumë gjuhë të tjera.

Cilat janë 3 teknikat më efektive për të mësuar gjuhën që ti jep mësim?

Mendoj se pjesa e teknikave të të mësuarit të një gjuhë është po aq sa e përgjithësuar dhe e personalizuar. Ajo që dua të them me këtë është pavarësisht një rruge të përbashkët që ndjekim kur mësojmë një gjuhë të re, secili prej nesh ka metodën e tij që rezulton më efektive. Pra secili zgjedh atë metodë e cila funksionon më mirë për të.Për shembull : një nga metodat është komunikimi në gjermanisht. Pavarësisht faktit se jo të gjithë mund të kenë ose jo një nivel të lartë te zotërimit të gjuhës duhet të përpiqemi që dhe kur jemi në fillimet e mësimit të saj të mund të fillojme të mendojmë dhe t᾿i shprehim situata të ndryshme në gjermanisht. Mos të stepemi nga frika se gabojmë përkundrazi me anë të korrigjimit të gabimeve arrijmë të përthithim informanicionin e duhur. Më tej do të sygjeroja kontaktin e vazhdueshëm me gjuhën qoftë kjo jo vetëm në mënyrën “klasike” pra me librin , por edhe nëpërmjet dëgjimit të këngëve në gjuhën gjermane, emisioneve, të parit të filmave, leximit të tabelave apo pankartave të ndryshme në ambientet publike etj. Në këtë mënyrë do mund të jetë më e thjeshtë për ne të kemi një shqiptim sa më të pastër e të qartë të gjuhës dhe sigurisht bashkë me këtë vjen dhe pasurimi i fjalorit.

Një tjeter metodë ndoshta pak më komode dhe paraktike do të ishte dhe shënimi i NOTES qoftë në ambientet e shtëpisë ose punës ku me anë të fjalëve të shënuara në to të përpiqemi pak nga pak të formojmë në gjuhën gjermane kërkesat ose detyrat që kemi, kështu duke pasuruar fjalorin fillojmë të zgjerojmë dhe fjalitë. Pra si konkluzion ndërthurrja e përthithjes së informacionit dhe vendosjes së tij në praktikë mundëson realizimin më të mirë të qëllimit për të mësuar gjuhën gjermane.

Disa këshilla për studentët…

Keshilla ime për këdo nga ju që jeni duke u perpjekur për të mësuar këtë gjuhë është që të mos e lini mënjanë përpjekjen dhe angazhimin tuaj me gjermanishten. Rruga drejt realizimit të qëllimit nuk është e lehtë disa herë madje mund të duket dhe e pamundur, por celësi i arritjes së suksesit jeni vetë ju e në momentin që do mund t’a arrini këtë do të ndjeni se kufiri i gjuhës tuaj e shtyn shumë më tej kufirin e botës tuaj.

“Die Granzen meiner Sprache sind die Granzen meiner Welt”

Pse mendon se e fitove këtë titull? Çfarë është mësimdhënia për ty?

Mendoj se perkushtimi dhe dedikimi në punën që bëj më ka dhënë mundësinë të fitoj këtë titull. Mësimdhënia për mua është një formë arti, këtu i referohem ndërthurrjes që ajo bën midis artit të fjalës me atë të të shpjeguarit dhe përcjelljen tek nxënësi të asaj çfarë ti kërkon që të transmetosh.

SHPËRNDAJE

SHPËRNDAJE

ARTIKUJ TË TJERË

 
Pershendetje