A është e vështirë të mësosh të flasësh gjermanisht?
Ne fakt, jo, vështirësia e gjuhës gjermane është thjesht një mit. Mësimi i çdo gjuhe kërkon kohë dhe angazhim. Është e njëjta gjë edhe me gjuhën gjermane.
Të kesh mjaftueshëm motivim dhe të punosh fort drejt qëllimit tënd, është gjithçka që duhet. Dhe për ju që ndiheni të hutuar se nga t’ia filloni, ne kemi mbledhur disa këshilla në këtë artikull që do t’ju ndihmojnë të mësoni të flisni gjermanisht shumë shpejt.
Ka shumë arsye pse duhet të mesosh gjuhën gjermane – më poshtë po theksojmë disa nga këto arsye:
FITO PARA:
- Gjermania është eksportuesi i dytë më i madh në botë.
- Ekonomia gjermane renditet e para në Evropë dhe e katërta në mbarë botën. Ekonomia e saj është e krahasueshme me atë të të gjitha vendeve të botës që flasin gjuhën spanjolle.
- Gjermania është shtëpia e shumë korporatave ndërkombëtare.
- Investimet direkte të Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara janë mbi dhjetë miliardë dollarë.
MESO:
- Gjermania ka numrin më të madh të folësve të gjuhës vendase në Bashkimin Evropian (shumë më shumë se anglishtja, spanjishtja ose frëngjishtja).
- Gjermanishtja është ndër dhjetë gjuhët më të folura në botë.
- 22 Çmime Nobel në Fizikë, 30 në Kimi dhe 25 në Mjekësi kanë marrë shkencëtarët nga tre vendet kryesore gjermanishtfolëse, ndërsa shumë te diplomuar nga vende të tjera kanë marrë trajnimin e tyre në universitetet gjermane. Njëmbëdhjetë Çmime Nobel në Letërsi u janë dhënë shkrimtarëve gjermanë dhe shtatë gjermanë dhe austriakë kanë marrë Çmimin e Paqes.
- Gjermanët janë liderë botërorë në inxhinieri.
- Gjermanishtja dhe anglishtja janë të ngjashme. Shumë fjalë në gjermanisht tingëllojnë dhe/ose duken njësoj si fjalët e barasvlefshme angleze, sepse të dy gjuhët ndajnë të njëjtën “prejardhje”. Për shembull, shikoni këto fjalë:
Haus = house= shtëpi, Buch= book = libër, finger = finger = gisht, hand = hand = dorë,
name = name = emër, Mutter = mother = nënë, schwimmen = swim = notoj,
singen = sing = këndoj, kommen = come = vij, blau = blue = blu, alt = old = i/e vjetër,
windig = windy = me erë.
MENDO:
-Gjermanishtja është gjuha e Gëtes, Marksit, Niçes dhe Kafkës, e Manit, Brechtit dhe Grasit. Mozart, Bach, Beethoven dhe Schubert, Brahms, Schumann, Wagner, Mahler dhe Schoenberg flisnin dhe shkruanin gjermanisht, ashtu si Frojdi, Weber, Ajnshtajni dhe Heisenberg, Kant, Hegel dhe Heidegger.
-Gjermanishtja është gjuha e dytë shkencore më e përdorur në botë.
-18% e librave në botë botohen në gjermanisht dhe relativisht pak prej tyre shfaqen ndonjëherë në përkthim në anglisht.
-Gjermanishtja është porta për një arsim të lartë të klasit botëror.
-Shumë nga veprat më të rëndësishme të botës perëndimore të filozofisë, letërsisë, muzikës, historisë së artit, teologjisë, psikologjisë, kimisë, fizikës, inxhinierisë dhe mjekësisë janë shkruar në gjermanisht dhe vazhdojnë të prodhohen në gjermanisht.
KULTURA GJERMANE:
Gjermania ka një kulturë të pasur. Për shekuj me rradhë ishte vendi i shumë njerëzve intelektualë dhe i ngjarjeve më të mëdha. Ata ndikuan dhe i dhanë jo vetëm kulturën e kontinentit të vjetër të Evropës, por kulturën e të gjithë globit. Gjurmët e tyre janë kudo dhe në histori.
Gjermania, me mbi 81 milionë banorë, është vendi i dytë më i populluar në Evropë pas Rusisë. 91% e popullsisë janë gjermanë, ndërsa turqit janë grupi më i madh i minoritetit me 2.4%.
Gjermanët njihen si njerëz shumë punëtorë. Ata e admirojnë saktësinë dhe nuk u pëlqejnë justifikimet apo të bëhet shaka me punën Qëndrimi i tyre është i ftohtë dhe mund të duket jomiqësor në fillim, por në fund të fundit, ata janë njerëz të mirë. Ata e duan ushqimin, kështu që nuk është për t’u habitur që kanë shumë pjata tradicionale. Pija e tyre e preferuar është birra. Gjermanët konsumin vjetor të birrës për frymë e kanë 106 litra, vendi i tretë në botë. Gjermania prodhon më shumë se 300 lloje të bukës së pjekur.
Octoberfest, ngjarja më e madhe e pijes së tyre të preferuar, birrës, është një nga ngjarjet e shumta që mbahen në Gjermani. Festivali i Filmit në Berlin bashkon të famshëm të filmit dhe artit nga e gjithë bota.
Gjermanët janë shumë të zotët në industrinë e ndërtimit dhe të automobilave, duke i bërë ata një nga konkurrentët më të fortë në mbarë botën në këto fusha. Ndikimi dhe prania e tyre në arkitekturën historike është në të gjithë Evropën (ndërtesa romane, gotikë, klasikë, barok, rokoko dhe rilindas). Kryesisht ka kështjella të vjetra dhe objekte fetare. Kisha më e lartë në Gjermani është Katedralja e Ulm 161.53 metra e lartë.
Atdheu i shumë intelektualëve të famshëm që lanë gjurmë në histori, që i dhanë botës, janë njerëz si Ajnshtajni dhe Mozarti. Gjermania njihet si Das Land der Dichter und Denker (vendi i poetëve dhe mendimtarëve).
USHQIMI GJERMAN:
Një tjetër gjë që do t’ju bëjë ta doni Gjermaninë është ushqimi i tyre tradicional i shijshëm. Këtu janë 5 ushqimet më të njohura gjermane:
-Spätzle: Spätzle është lloj makaronash vegjetariane, të cilat përmbajnë vezë, miell, kripë dhe pak ujë për të fryrë brumin.
-Bratwurst: Bratwursts janë salsiçe nga mishi i derrit dhe janë pjesë e çdo barbeque në Gjermani. Më të njohurit janë ato nga Nurnberg.
-Bratkartoffeln: Patatet konsiderohen si ushqim tipik gjerman. Pra, nuk është çudi që ata bënë një shaka me të. Gjermanët hanë të paktën një pjesë të këtij ushqimi përditë.
-Sauerbrate: Sauerbraten është një gatim me mish. Si parim, thjesht duhet të zhysni një copë mish viçi në gjëllra të nxehta për orë të tëra dhe do të keni ushqim të butë dhe të shijshëm në fund.
-Gulasch: Mendonit se Gulasch e ka origjinën nga diku tjetër? Epo, keni të drejtë. Por, gjermanët kanë variacionet e tyre. Gulasch gjerman përbëhet nga një copë mishi e kombinuar me një salcë të pasur me përbërës dhe ndonjëherë me pak verë që e bën atë të butë.