Back

6 Këshillat Kryesore si të Mësosh Gjermanisht në Shtëpi

Ke pak kohë të lirë dhe po mendon të mësosh gjermanisht ndërsa je në shtëpi?

Gjermanishtja nuk është aq e vështirë për t’u mësuar sa ke dëgjuar te thonë, ndaj më beso: ke bërë zgjedhjen e duhur!

Por nëse po kërkon mënyrën më të mirë për të mësuar këtë gjuhë, do të të tregojmë se disa teknika për të mësuar në shtëpi janë më të mira për fillestarët, ndërsa të tjerat kanë më shumë kuptim për nxënësit e nivelit të mesëm. Thjesht duhet të gjesh të duhurat për ty!

 

Mënyra më e mirë për të mësuar gjermanisht në shtëpi për fillestarët: 6 hapa për të filluar

  • Vendosini vetes një qëllim

Gjërat e para si fillim: ke nevojë për një qëllim për të ecur drejt.

Duket e qartë, por na beso: të mos kesh një qëllim të fortë ose të rëndësishëm – një arsye pse po mëson – nuk do të jetë mjaft motivuese në planin afatgjatë.

Të mësosh pa një qëllim është si të ngasësh makinën pa asnjë drejtim – argëtim në fillim, por i mërzitshëm pas njëfarë kohe. Pra, nëse do qe të mësosh të ecesh përpara në punë ose të zgjidhesh disa fraza thelbësore për Oktoberfest për shembull, zgjidh një qëllim që funksionon për ty, shkruaje diku dhe fillo. Nëse do kesh nevojë për ndihmën e një mësuese, Sapientify të mundëson mësime në oraret që të përshtaten ty dhe në grupe të vogla studentësh. Na kontakto për më tepër informacione!

 

  • Fillo me këmbën e djathtë

Marrja e një kursi në internet të gjuhës gjermane është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar dhe për të marrë studimet kudo që të shkosh. Një rishikim i shpejtë i fjalorit në autobus ose një rishikim i temave të reja gramatikore si përemrat gjermanë në aeroport, për shembull, e kthen kohën e humbur në fitore të mësimit të gjuhës!

 

  • Ktheje mësimin e gjermanishtes në një zakon të përditshëm

Marrja e një kursi online në internet të gjuhës gjermane është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar pa dalë nga dera e shtëpisë ose nga rehatia e divanit.

Në Sapientify, ne e dimë nga eksperienca se të mësuarit në pjesëza të vogla – të themi, 10 minuta në ditë – do të bëjë një ndryshim të madh tek ti.

  • Praktiko të folurit gjermanisht me mësimdhënien online

Ndërsa mundësitë për të praktikuar gjermanishten tënde mund të jenë të pakta për momentin, ti ende ke nevojë te mësosh gjermanisht në mënyrë që ta flasesh si gjuhë – kështu që regjistrimi në mësime online individual ose ne grup me mësues të kualifikuar ne gjermanisht në platformën Sapientify është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar me mësimin dhe praktikimin e gjuhës.

Mësimi i gjermanishtes me Sapientify, nuk është vetëm për fillestarët: mirëpriten edhe ata me një nivel mesatar dhe ata që duan pergatitje për teste ndërkombëtare– veçanërisht kur bëhet fjalë për gramatikën.

Plus, zotërimi i shqiptimit gjerman dhe tejkalimi i çdo frike për të folur në gjuhë të huaj mund të jetë një kursim i vërtetë i kohës më vonë. Pra, behu i guximshëm, bej gabime dhe behu më i/e miri/a.

 

  • Mësoji fjalë të reja në kontenkst

Lidhja e fjalëve me veprimet është një mënyrë e zgjuar për të ‘mashtruar’ trurin tuaj që të mësojë sa më shumë fjalë dhe t’i ruaj ato në kujtesën afatgjatë. Kjo ndodh sepse të mësuarit e fjalëve gjermane në kontekst ndihmon në aktivizimin e imazheve që truri ynë ruan si një kujtim i gjallë, në vend të një memorizimit të objekti të vecuar. E lehtë dhe efikase, apo jo?

Pra, në vend që të mësosh Auto (“makinë”), provo përmendësh pjesëza të zakonshme, si mit dem Auto fahren (“t’i japësh makinës / të ngasësh një makinë”), ose fraza shembull që i lexon dhe te duken të dobishme.

 

  • Bëjeni që t’ia vlejë mësimi i Gjermanishtes

Qëndrimi i motivuar është e rëndësishme kur mëson gjermanisht – veçanërisht kur mëson në shtëpi. Një mënyrë e shkëlqyer për ta mbajtur veten të motivuar është duke e shpërblyer veten herë pas here me produkte të Gjermanisë.

Dhuroji vetes dicka të vogël pasi të mësosh se si të përshëndesesh dikë në gjermanisht duke parë një shfaqje televizive gjermane. Në fundjave gatuaj një gjellë gjermane pasi të mësosh një kohë të re foljesh, ose kënaqu me çokollatën gjermane pasi të kesh mësuar përmendësh një grup fjalësh.

………………………………………………………

2 këshilla shtesë për student më të avancuar në gjermanisht

  • Pasi të kesh kapërcyer bazat e gjermanishtes, do të të duhet të bëhesh si një sfungjer dhe të përvetësosh gjuhën dhe kulturën gjermane sa më shumë që të mundesh nga komoditeti i shtëpisë tende. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur arrin një nivel mesatar. Sepse ky do të jetë momenti që ti do korrësh frytet e punës tënde të palodhur të mësimit të gjuhës.

 

  • Çelësi i suksesit është të jesh kreativ: përdor çdo burim të mundshëm mësimor që ke në dispozicion, qofshin këto këngë, filma, rrjete sociale, blogje, video në youtube, etj.

SHPËRNDAJE

SHPËRNDAJE

ARTIKUJ TË TJERË

 
Pershendetje