Back

A1.1 – Mësimi 1.7: W-Fragen – Pyetjet me “W” në Gjermanisht

Në gjermanisht, pyetjet që fillojnë me shkronjën “W” quhen W-Fragen. Ato përdoren për të marrë informacion të saktë dhe specifik, jo thjesht përgjigje po/jo.

Pyetjet më të zakonshme me W

W-Pyetja Shqiptimi Kuptimi në shqip Shembull fjalie
Wie vi si Wie heißt du? – Si quhesh ti?
Wer ver kush Wer ist das? – Kush është ai/ajo?
Was vas çfarë Was machst du? – Çfarë bën ti?
Wo vo ku Wo wohnst du? – Ku banon ti?
Woher voher prej nga Woher kommst du? – Prej nga vjen ti?

Rendi i fjalëve me W-Fragen

Në pyetjet me W, pyetja që fillon me W qëndron në vendin e parë, pason folja, dhe më pas vjen kryefjala.

Shembull: Wo (ku) + wohnst (banon) + du (ti) → Wo wohnst du?

Shembuj të tjerë praktikë

  • Wie alt bist du? – Sa vjeç je?
  • Was ist das? – Çfarë është kjo?
  • Wer bist du? – Kush je ti?
  • Wo lebt deine Familie? – Ku jeton familja jote?

Woher kommen Sie? – Prej nga vini ju?

 

QUIZZ 1:

 

———-

QUIZZ 2:

———-

QUIZZ 3:

SHPËRNDAJE

SHPËRNDAJE

ARTIKUJ TË TJERË

 
Pershendetje