Deutsch üben
Wordschatz & Grammatik A1
Ky libër është i profilizuar drejt gramatikës të ndërthurura me fjalorin. Në të njëjtën kohë temat gramatikore janë të përshtatura për nivelin A1 duke sjellë një pasqyrë të gjerë ushtrimesh dhe shpjegimesh. Qëllimi kryesor i kësaj metode bashkë me Hören und Sprechen A1 është që të ndihmojnë të huajt të familjarizohen me gjuhën gjermane dhe rregullat e saj.
Tematikat e ndërthurura me gramatikën:
Familja dhe miqtë
Trupi dhe shëndeti
Jetesa dhe punët e shtëpisë
Ushqimi, pijet dhe blerjet
Posta, banka, Policia
Shkolla, puna, profesioni
Natyra, moti, stinet
Udhëtimet, trafiku, koha e lirë
Siç u përmend edhe më lart Hören und Sprechen A1 është zgjerim i kësaj metode për të vënë në praktikë informacionin e marrë paraprakisht nëpermjet të folurit dhe të dëgjuarit. Kjo metode ofron trajnim lidhur me të folurit dhe dëgjuarit nëpërmjet ushtrimeve mbi temat më të rëndesishme/ përdorshme të ditës. Ajo është strukturuar në një formë tejet ndihmuese për të huajt që nuk kanë njohuri të gjuhës gjermane dhe duan ta mësojnë atë.
A2 temat e njëjta dhe përmbajtja ndryshe.
https://shop.hueber.de/media/livebook/9783198574935/index.html
https://shop.hueber.de/media/livebook/9783193974938/index.html
Deutsch üben
Wordschatz & Grammatik A1
Jo të gjithë studentët dëshirojnë të mësojnë gjuhën gjermane për të përmirësuar anën e komunikimit, ka edhe studentë që duan ta vendosin fokusin e tyre drejt gramatikës. Pikërisht për këtë kemi Deutsch uben, nje libër i orientuar nga gramatika. Studentët të cilët kanë fituar goxha fjalor nga përditshmëria në vendin Gjerman mund ta kenë të nevojshme që të shtojnë intensitetin e gramatikës për t’u shprehur 100% saktë në të folur apo shkruar. Kjo metodë përfshin fjalor dhe Gramatikë të perziera me ushtrime , shpjegime dhe situata të ndryshme që janë në interesin e studentëve tanë. Në të njëjtën kohë Horen & Sprechen është i përfshirë në paketën gramatikore për të praktikuar ato informacione nëpërmjet ushtrimeve me të folur apo dëgjim. Ilustrimet, lojrat, fotot e videot që zgjerojnë larmishmërinë e asaj që ofron metoda do ta bëjnë akoma më të lehtë për studentët rrugëtimin drejt përsosjes së gjuhës gjermane.
Course Features
- Lectures 19
- Quizzes 0
- Duration 50 hours
- Skill level All levels
- Language English
- Students 1
- Assessments Yes