Back

5 Këshillat për një Mësimdhënie Online të Suksesshme

  1. Duke I marr gjërat me seriozitet

Për një mësimdhënie online te suksesshme, duhet të kultivoni mentalitetin se koha juaj është e vlefshme. Prej fillimit duhet të krijoni rregulla që studentët tuaj do t’I ndjekin e do t’I respektojne ato. Duke qënë se ju po jepni mësim nga shtëpia si edhe studentët tuaj po e ndjekin kursin nga shtëpia gjithashtu, ekziston një tundim I madh për t’u qetësuar vërtetë dhe për ta anulluar mësimin në minutën e fundit. Por jo, kjo nuk është dicka e sugjeruar si për ju mësues edhe për ju student, pasi në të tillë mënyre, suksesi juaj nuk është në rritje, por edhe do të keni gjithnjë e më pak hapësirë për të kompesuar atë kohë të humbur të mësimit.

 

  1. Kontrolli I audios tuaj

Audio është aspekti më I rëndësishëm I një mësimi të suksesshëm online. Pa të, studentët tuaj nuk mund të përmirësojnë aftesitë e tyre të dëgjimit ose të shqiptimit. Theksohet rëndësia e të investuarit në një palë kufje të mira. Duke qënë se të gjithë veshët nuk janë krijuar të barabartë, ajo që duket e mirë për një student, jo detyrimisht duhet të jetë e mirë dhe për një tjetër. Pra e gjitha cfarë duhet të bëni, është t’I sugjeroni studentit tuaj dhe ta ndihmoni atë për t’iu degjuar qartë sepse tashmë ai është duke investuar për të ndjekur një kurs me ju.

 

  1. Përgatitu më së miri

Nëse jeni fillestar në mësimdhënien online, mos u stresoni! Jini të përgatitur. Qëndrueshmëria gjithmonë fiton. Para së gjithash, jini të gatshëm t’I shpjegoni dhe udhëzoni studentët tuaj nëpërmjet cështjeve të ndryshme të teknologjisë me të cilat ata mund të përballen.

 

  1. Përqëndrimi në punë

Ndodh shpesh që në momentin që ndezim kompjuterin, hapen faqe që ne I përdorim më së shpeshti, si: fb, email ose ndonjë faqe e rastësishme, ajo cfarë duhet të bëni është t’I mbyllni para se të fillojë mësimi dhe t’I kushtoni rëndësi studentit/studentëve tuaj. Përdorimi I telefonit, I emaile-it ose ndonje llogarie tjetër, është së pari joprofesionale, por mbi të gjitha këta studentë ju paguajnë shuma të mëdha për mësues që t’I mësojnë e jo për ata që humbasin përqëndrimin.

 

  1. Duhet të angazhoheni e të jeni miqësor

Së pari, sic edhe është theksuar disa herë, për ju mësues është e rëndësishme të kaloni barrierën teknologjike dhe të përshtateni. Duke qënë se jeni duke dhënë mësim nga shtëpia, veshja me të cilën po jepni mësim nuk ka shumë rëndësi, qoftë edhe të veshur me pizhama.

Buzëqeshni! Dëgjimi I një kënge të preferuar apo të relaksuarit përpara një ore mësimi, ju ndihmon për të rritur energjinë tuaj dhe të qënit më të motivuar edhe pse keni pasur një ditë me plot angazhime të tjera.

SHPËRNDAJE

SHPËRNDAJE

ARTIKUJ TË TJERË

 
Pershendetje