Back

Intervistë me Adelën, Mësuesja e Muajit (mars 2021)

Adela është një nga mësueset që jep mësim të gjuhës gjermane në platformën Sapientify dhe sapo është shpallur “Mësuesja e Muajit” për Mars 2021.

Ne zhvilluam një intervistë të shkurtër me Adelën. Ju ftojmë ta lexoni.


Urime për shpalljen Mësuesja e Muajit, Adela!

1.Pse mendon se e fitove këtë titull?
Çfarë është mësimdhënia për ty?


Mendoj se e kam fituar këtë titull për shkak se entuziasmi dhe përkushtimi im është vërejtur dhe përpjekjet kanë dhënë frytet e dëshiruara në aspektin e nxënies së dijeve të përçuara.

Për mua mësimdhënia është përgjegjësi dhe privilegj, kemi përgjegjësinë e tejçimit të njohurive në mënyrë të qartë dhe efektive, dhe privilegj pasi kemi mundësinë të punojmë në profesionin e zemrës dhe nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur sheh që je duke e zhvilluar këtë profesion me shumë sukses.

 

  1. A është e vërtetë që “gjuha gjermane është shumë e vështirë për t’u mësuar”?

Mendoj që jo, nuk është e vërtetë. Çdo gjuhë që mësohet kërkon shumë kohë, po ashtu edhe angazhim. E njëjta gjë ndodh edhe me gjuhën gjermane. Nëse ke motivim dhe përcakton qëllimet e tua, ja del shumë lehtë. Nëse ka njerëz që mendojnë të kundërtën dua t`ju them që: E vështirë, por jo e pamundur!

Nëse ke motivim dhe përcakton qëllimet e tua, ja del shumë lehtë.

 

  1. A mund të përmendësh 3 teknikat më efektive për të mësuar gjuhën gjermane?

Sipas meje, teknika ka pafund. Këto teknika varen nga përshtatja e të kuptuarit për secilin individ. Pra, secili nga ne mendoj që e zgjedh vetë metodën se ku ndihet më mirë.

Për shembull: Në çdo situatë që ndodhemi, duhet ta imagjinojmë për ta shpjeguar në gjermanisht, duhet të flasim, të shprehemi qoftë edhe me gabime. Nëse nuk flasim, nëse nuk e dëgjojme veten do të jetë e vështirë të përmirësohemi në të folur. Nëse nuk gabojmë, nuk mësojmë!

Të jesh në kontakt me gjuhën çdo ditë është shumë, shumë e rëndësishme.

Një mënyrë tjetër është dëgjimi i këngëve në gjermanisht, pasi tekstet e këngëve memorizohen lehtë dhe mund t`ju mbeten në mendje. Të jesh në kontakt me gjuhën çdo ditë është shumë, shumë e rëndësishme, të bën të kuptosh akoma më shumë sikur edhe një, dy ose tre fjalë të mësosh gjatë dëgjimit të një lajmi, leximit të një gazete apo filmave të secilit nivel gjuhe që ju jeni, besomëni që ia vlen!

Për ta përmbledhur të gjithën, mendoj që nga të gjitha teknikat, rëndësinë më të madhe do ta kishte praktika dhe vullneti ynë, i cili duhet të jetë i pandalur.


Sapientify, Mars 2021

SHPËRNDAJE

SHPËRNDAJE

ARTIKUJ TË TJERË

 
Pershendetje