fbpx

Cfarë janë fjalët e gjata dhe pse duhet t’i mësoni ato!

Ndarja e fjalëve në pjesë përbërëse

Fjalët e gjata të një gjuhe të huaj mund të duken të ndërlikuara për t’u mësuar, por mjafton të mbani mend se, zbërthimi i një fjale të gjatë në pjesët përbërëse të saj do ta bëjë këtë fjalë më të lehtë për ta mësuar. Elementët kryesorë përbërës të një fjale janë: rrënja, parashtesa dhe prapashtesa.

Rrënja: është elementi bazë i një fjale

Parashtesa: është elementi i bashkangjitur në fillim/para rrënjës, që ndryshon kuptimin e saj.

Prapashtesa: është elementi i bashkangjitur në fund/pas rrënjës, që ndryshon kuptimin e saj.

 

Pse duhet t’i mësoni fjalët e gjata të një gjuhe të huaj?

– Komunikimi në mënyrë sa më efektive

Të mësoni fjalët e gjata të një gjuhe të huaj do t’ju ndihmojnë të zgjeroni fjalorin. Megjithëse disa nga këto fjalë janë shumë të rralla në përdorim, të tjerat janë vërtetë të dobishme. Njohja e fjalëve të gjata dhe të veçanta do t’ju lejojë të shprehni ide më komplekse dhe më të sakta.

– Kuptoni më shumë fjalë, më lehtë

Ndërsa ndani fjalët në pjesë përbërëse, do të filloni të njihni elementët e përbashkët që gjenden në fjalë të ndryshme. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më shumë fjalë pa bërë asnjë studim shtesë të fjalorit.

– Të mësuarit më tepër rreth origjinës së fjalëve

Shumë fjalë e kanë origjinën nga gjuhë të ndryshme si; greqishtja, latinishtja, frengjishtja, etj. Duke e kuptuar këtë, gjuha e huaj do duket më pak e cuditshme ose “e huaj”. Kjo ju ndihmon të mësoni më tepër edhe rreth historinë e zhvillimit të gjuhës.

– Fitoni praktikë në gjuhën e shkruar dhe të folur

Cdo here që studioni një gjuhë të huaj përmirëson rrjedhshmërinë e të folurës. Ndërsa praktikoni zbërthimin e fjalëve të gjata, do të fitoni më tepër përvojë në komunikimin verbal dhe të shkruar të asaj gjuhe.

SHPËRNDAJE

SHPËRNDAJE

ARTIKUJ TË TJERË