Trajnim mbi komunikimin online – për mësueset e gjuhës gjermane
Më datë 10 Prill, 2021, Sapientify do të organizojë trajnim online (webinar) për mësueset e gjuhës gjermane në lidhje me menaxhimin e situatave gjatë dhënies së mësimit.
Temat kryesore qe do të diskutohen janë:
1. Menaxhim konflikti me studentët
2. Si të motivojmë studentët kur hasin vështirësi
3. Të kuptojmë psikologjinë dhe interesat e studentit
4. Si të menaxhojmë situatën kur teknologjia nuk funksionon
Trajnimi do të zhvillohet nga mësuesi dhe eksperti gjerman për komunikimin, Thorsten Schildgen i cili ka mbi 30 vite eksperiencë pune si mësues i gjuhës gjermane në vende të ndryshme të botës.
Në fund të trajnimit do të lëshohen çertifikata pjesëmarrjeje dhe do të ketë një surprizë për të gjithë ndjekësit e trajnimit.
Regjistrohu tani duke na kontaktuar:
Telefon: +355 67 205 4202
Email: in*************@gm***.com